Politika e privatësisë
NJOFTIM PRIVATËSIE
Ne e vlerësojmë vizitën tuaj në faqen tonë të internetit, e cila administrohet nga Swixx Biopharma AG me seli në Neuhofstrasse 5A, CH-6340 Baar, Zvicër, me numër regjistrimi të shoqërisë 17030383314.
Ky Njoftim Privatësie synon t'ju ofrojë informacione të përgjithshme në lidhje me të dhënat personale që ne mund të mbledhim rreth jush, mënyrën se si mund t'i përdorim ato dhe mënyrën se si shoqëria jonë e mbron informacionin kur ju vizitoni dhe përdorni këtë faqe interneti ose ndërveproni me ne në ndonjë mënyrë tjetër. Në këtë politikë, "përpunimi" nënkupton mbledhjen, ruajtjen, ndarjen ose përdorimin e këtij informacioni për qëllime të ligjshme. Shprehjet "ne", "neve" dhe "jonë" përfaqësojnë shoqërinë e mësipërme, Swixx Biopharma AG dhe mbulojnë të gjitha rastet kur ne mund të përpunojmë të dhënat personale.
Ne jemi të përkushtuar të mbrojmë dhe të respektojmë privatësinë tuaj. Politika jonë e privatësisë përditësohet rregullisht për të pasqyruar zhvillimet e fundit rregullatore, si dhe praktikat më të mira të mbrojtjes së të dhënave; çdo përditësim i tillë do të publikohet në faqen tonë të internetit. Ne ju këshillojmë ta kontrolloni politikën herë pas here për t’u siguruar që të përditësoheni me qëndrimin e shoqërisë sonë ndaj çështjes së privatësisë. Megjithatë, ne do të sigurohemi t’ju njoftojmë në të gjitha rastet kur parashikohet të ketë përditësime të kësaj politike. Pavarësisht nga çdo ndryshim në këtë politikë, ne do të vazhdojmë të përpunojmë të dhënat tuaja personale në përputhje me të drejtat tuaja dhe detyrimet tona ligjore.
Ju lutemi të keni parasysh se ne nuk mbledhim asnjë të dhënë personale përmes faqes tonë të internetit, përveç rastit kur ju zgjidhni të bëheni pjesë e listës së marrësve të "Njoftimeve mbi të rejat" që dërgojmë me postë elektronike. Gjatë aktiviteteve të shoqërisë sonë, ne mund të biem në kontakt dhe të përpunojmë të dhëna për individë (të dhëna personale). Në vazhdim ky dokument shpjegon se si i përpunojmë këto të dhëna dhe si përpiqemi maksimalisht të mbrojmë privatësinë dhe interesat tuaja.
Kush jemi ne?
Swixx Biopharma AG është një shoqëri e regjistruar në përputhje me ligjet e Zvicrës. Në përputhje me ligjet zvicerane dhe ato të BE-së për privatësinë, shoqëria jonë është kontrolluesi i të dhënave tuaja personale që ndani me ne kur vizitoni faqen tonë të internetit, në lidhje me një kontratë të nënshkruar me ne ose si pasojë e ndonjë ndërveprimi tjetër me shoqërinë tonë, përveç nëse parashikohet ndryshe. Ne i përpunojmë të dhënat tuaja vetëm mbi bazat ligjore që parashikohen nga ligjet për mbrojtjen e të dhënave.
Përse i përpunojmë të dhënat tuaja personale?
Qëllimi i përpunimit të të dhënave tuaja personale jepet sipas arsyeve të ndërveprimit tonë.
Ne i përpunojmë të dhënat tuaja personale veçanërisht nëse ju jeni (i) partneri ynë i biznesit ose një punonjës që punon për ne ose për partnerin tonë të biznesit dhe jeni të interesuar që të informoheni për shërbimet tona; (ii) një profesionist i kujdesit shëndetësor i cili po kërkon informacion profesional ose edukativ, na ofron shërbime ose dëshiron të na informojë rreth eksperiencës së përdorimit të produktit që ne shpërndajmë; (iii) një kandidat i interesuar për t’u punësuar pranë nesh; (iv) vizitor i eventit që ne organizojmë ose sponsorizojmë ose (v) vizitor i faqes sonë të internetit.
Informacioni mbi përpunimin e të dhënave personale të punonjësve tanë dhe profesionistëve të kujdesit shëndetësor që bashkëpunojnë me ne mbahet në dokumente specifike të disponueshme për punonjësit dhe profesionistët e kujdesit shëndetësor me të cilët bashkëpunojmë.
Çfarë të dhënash personale mbledhim dhe si i përpunojmë ato?
Ju lutemi të keni parasysh se ne i përpunojmë të dhënat tuaja personale në përputhje me dispozitat e Rregullores së Përgjithshme Evropiane të Mbrojtjes së të Dhënave (“GDPR”) dhe Ligjit Federal Zviceran për Mbrojtjen e të Dhënave (“FADP”), veçanërisht në rrethanat e mëposhtme:
Për çfarë arsyeje mund të mblidhen të dhënat | Të dhënat që mund të mblidhen | |
1 | Ju mund të jeni personi që figuroni në një një kontratë që kemi nënshkruar me ju ose me organizatën që ju përfaqësoni; në këtë rast ne i përpunojmë të dhënat tuaja personale që të përmbushim çfarë parashikohet në këtë paragrafin 1 dhe të realizojmë kontratën në përputhje me nenin 6, paragrafi 1, germa “b” të GDPR ose bazuar në interesin tonë legjitim, për shembull për qëllimet e pretendimeve ligjore në përputhje me nenin 6, paragrafi 1, germa “f” të GDPR. | Emri juaj, adresa dhe të dhënat e kontaktit (si p.sh. adresa e postës elektronike, numri i telefonit, vendi juaj i punës, fusha profesionale, pozicioni i punës dhe të dhënat e kontaktit të organizatës) |
2 | Ftesat dhe regjistrimet për evente që ne organizojmë ose sponsorizojmë; në këtë rast ne i përpunojmë të dhënat tuaja personale në mënyrë që të thjeshtojmë pjesëmarrjen në evente të tilla të parashikuara në ketë paragrafin 2 përputhje me nenin 6, paragrafi 1, germa “b” të GDPR. Ne mund t'i përdorim këto të dhëna personale për qëllime marketingu vetëm me pëlqimin tuaj në përputhje me nenin 6, paragrafi 1, germa “a” të GDPR. | Emri juaj, adresa dhe të dhënat e kontaktit (si p.sh. adresa e postës elektronike, numri i telefonit, vendi juaj i punës, fusha profesionale, pozicioni i punës dhe të dhënat e kontaktit të organizatës) |
3 | Kërkesa juaj për informacion rreth shoqërisë dhe shërbimeve tona. Emri juaj, adresa dhe të dhënat e kontaktit shërbejnë për të na lejuar që të dërgojmë komunikimet sipas parashikimeve të këtij paragrafi 3, më të përshtatshme për temat që ju interesojnë në të ardhmen. Ne mund t'i përdorim këto të dhëna personale me pëlqimin tuaj në përputhje me nenin 6, paragrafi 1, germa “a” të GDPR. | Emri juaj, adresa dhe të dhënat e kontaktit (si p.sh. adresa e postës elektronike, numri i telefonit, vendi juaj i punës, fusha profesionale dhe të dhënat e kontaktit të organizatës), duke përfshirë preferencat dhe interesat tuaja. |
4 | Kërkesa juaj për "Njoftime mbi të rejat" nga Swixx Biopharma siç shpjegohet në këtë paragrafin 4, ose për materiale marketingu. Ne i përpunojmë të dhënat tuaja personale me pëlqimin tuaj në përputhje me nenin 6, paragrafi 1, germa “a” të GDPR. | Emri juaj, adresa dhe të dhënat e kontaktit (si p.sh. adresa e postës elektronike, vendi juaj i punës, fusha profesionale dhe të dhënat e kontaktit të organizatës). |
5 | Informacione të tjera që lidhen me aplikimin tuaj për punë si CV-ja juaj, referencat, arsimi dhe certifikatat e tjera profesionale, si edhe informacione të tjera që ndani me ne, d.m.th kompensimi, përfitimet dhe të tjera. Ky përpunim i të dhënave personale bazohet në interesin tonë legjitim në përputhje me nenin 6, paragrafi 1, germa “f” të GDPR ose ashtu edhe siç shpjegohet në këtë paragrafin 5, është i nevojshëm për të kryer hapat parakontraktor në përputhje me nenin 6, paragrafi 1, germa “b” të GDPR. Me pëlqimin tuaj, ne gjithashtu mund t'ju regjistrojmë në bazën e të dhënave të punëkërkuesve tanë dhe t'ju informojmë për mundësitë e punësimit në të ardhmen për 2 vitet në vazhdim; ky përpunim i të dhënave personale bazohet në nenin 6, paragrafi 1, germa “a” të GDPR. |
Emri juaj, adresa dhe të dhënat e kontaktit (si adresa e postës elektronike, numri i telefonit, vendi juaj i punës, fusha profesionale, pozicioni i punës, të dhënat e kontaktit të organizatës), informacione lidhur me arsimin dhe përvojën, referencat, kompensimin dhe përfitimet, si dhe informacione të tjera që ndani me ne.. |
6 | Informacioni i kërkuar për qëllime të farmakovigjilencës; këto informacione ne i përpunojmë për të përmbushur detyrimet tona ligjore sipas nenit 6, paragrafi 1, germa “c” të GDPR ose disa informacione shtesë që pacientët, siç shpjegohet edhe në këtë paragrafin 6, japin vullnetarisht. Këto të dhëna përpunohen duke u bazuar në pëlqimin e tyre në përputhje me nenin 6, paragrafi 1, germa “a” të GDPR. Në disa raste ne i përpunojmë këto të dhëna në emër të partnerëve tanë të cilët janë mbajtësit e autorizimit për produktet farmaceutike përkatëse. | Të dhëna që lidhen me efektet anësore të preparateve farmaceutike siç kërkohet nga ligjet në fuqi. |
Përpunimi i të dhënave personale të marra nga filialet
Ne ofrojmë disa shërbime të caktuara për filialet tona, ku përfshihen shërbime të financës, burimeve njerëzore, ligjore ose të IT-së. Në këto raste ne veprojmë si përpunues të të dhënave personale që lidhen me këto shërbime. Ka disa raste të tjera kur ne mund të përpunojmë të dhënat personale për qëllime të administrimit të grupit Swixx Biopharma, d.m.th., aktivitete që lidhen me administrimin e çështjeve financiare, të burimeve njerëzore dhe administrimin e shoqërive të grupit, mbledhjen e pasqyrave financiare të audituara dhe aktivitete të tjera të ngjashme; në këtë rast ne veprojmë si kontrollues të të dhënave personale dhe i përpunojmë ato në bazë të interesit tonë legjitim në përputhje me nenin 6, paragrafi 1, germa “f” të GDPR dhe/ose për të përmbushur detyrimet ligjore përkatëse në përputhje me nenin 6, paragrafi 1, germa “c” të GDPR.
Me kë e ndajmë informacionin tuaj personal?
Nëse është e përshtatshme dhe e nevojshme, ne mund t’i ndajmë të dhënat tuaja me disa nga partnerët tanë, përkatësisht edhe me filialet e tyre të vendosura në vendet e BE-së që na ofrojnë shërbime të ndryshme si (i) agjentët tanë, kontraktorët dhe furnizuesit, përfshirë edhe shoqëritë që na ofrojnë shërbime teknologjike, si analizimi i të dhënave, shërbime hosting dhe mbështetja teknike, si edhe shoqëritë që merren me tregtimin dhe shpërndarjen e produkteve tona; shoqëritë me të cilat punojmë në procesin tonë të rekrutimit; ose (ii) këshilltarët tanë profesionalë, audituesit, investitorët. Kur ndajmë informacionin tuaj me organizata të tjera ose përpunues të tjerë të të dhënave, ne u kërkojmë atyre përdorimin e të dhënave tuaja vetëm për qëllimin që ne i disponojmë ato dhe ata janë të detyruar të ndjekin udhëzimet tona, duke respektuar masat e duhura të sigurisë. Ne gjithashtu mund t'u ofrojmë të dhënat e farmakovigjilencës mbajtësve të autorizimit apo përfaqësuesve të mbajtësve të autorizimit që mund të jenë përfaqësues të shoqërive amerikane të vendosur në BE (lista e këtyre marrësve të jashtëm mund të gjendet në: https://www.swixxbiopharma.com/partners.htm) ose filialeve tona të vendosura brenda ose jashtë Zonës Ekonomike Evropiane (d.m.th. në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi, Maqedoni, Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë) siç kërkohet nga procedurat përkatëse të farmakovigjilencës ose bazuar në pëlqimin e pacientit siç përshkruhet më sipër. Ne mund t’i ndajmë të dhënat tuaja me agjencitë e zbatimit të ligjit, autoritetet rregullatorët, gjykatat, autoritetet publike ose shërbimet e urgjencës nëse dhe kur kjo të na kërkohet me ligj.
Ne mund t’i ndajmë të dhënat tuaja me agjencitë e zbatimit të ligjit, autoritetet rregullatorët, gjykatat, autoritetet publike ose shërbimet e urgjencës nëse dhe kur kjo të na kërkohet me ligj.
Këto filiale veprojnë si kontrolluese të këtyre të dhënave. Duke qenë se disa prej këtyre filialeve ndodhen jashtë Zonës Ekonomike Evropiane, në shtete për të cilat nuk është publikuar asnjë vendim mbi përshtatshmërinë nga Komisioni Evropian dhe Komisioneri Federal i Zvicrës për Mbrojtjen e të Dhënave dhe të Drejtën e Informimit (d.m.th. në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi, Maqedoni, Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë), ne garantojmë se janë marrë masa mbrojtëse të përshtatshme për mbrojtjen e të dhënave tuaja personale në formën e klauzolave standarde kontraktuale (kontrollues-kontrollues) të lidhura midis këtyre filialeve te përshkruara si më sipër dhe Swixx Biopharma AG.
Të dhënat tona mund të ruhen pjesërisht në Serbi ku AMICUS SRB d.o.o. (Amicus SRB) me seli në Milorada Jovanovića 9, Kodi Postar 11000, Beograd – Cukarica, me numër regjistrimi 21029033, kod aktiviteti 4646 dhe TIN 108585471 (filiali ynë në Serbi), i cili na ofron shërbimet e ruajtjes dhe rezervimit të të dhënave. Ky filial ruan të dhënat tona (ku mund të përfshihen edhe të dhënat tuaja personale) në një server të dedikuar që ndodhet në Serbi. Meqenëse nuk ka asnjë vendim mbi përshtatshmërinë të publikuar nga Komisioni Evropian dhe Komisioneri Federal i Zvicrës për Mbrojtjen e të Dhënave dhe të Drejtën e Informimit në lidhje me Serbinë, ne garantojmë se janë marrë masa mbrojtëse të përshtatshme për mbrojtjen e të dhënave tuaja personale në formën e klauzolave standarde kontraktuale (kontrollues-përpunues) të lidhura ndërmjet shoqërisë sonë dhe Amicus SRB.
Ju mund ta gjeni formulimin e klauzolave standarde kontraktuale të lartpërmendura në faqen e internetit të Komisionit Evropian https://ec.europa.eu/info/law/law-topic/data-protection/international-dimension-data-protection/standard-contractual- clauses-scc ose mund të na kontaktoni në adresat ose numrin e telefonit të mëposhtëm për të marrë një kopje të klauzolave standarde kontraktuale të nënshkruara nga ne.
Si e mbrojmë informacionin tuaj personal
Ne jemi të përkushtuar që të ruajmë standardet më të larta të privatësisë dhe sigurisë së të dhënave për të mbrojtur të dhënat tuaja personale dhe informacione të tjera rreth jush, pasi dëshirojmë që të keni besim të plotë te bashkëpunimi me ne. Ne i rishikojmë rregullisht proceset dhe procedurat tona dhe ndërmarrim hapa të arsyeshëm, në përputhje me standardet gjerësisht të pranuara të industrisë, duke përfshirë masa mbrojtëse teknike, administrative dhe fizike për të mbrojtur të dhënat tuaja nga aksesi dhe përdorimi i paautorizuar, keqpërdorimi, zbulimi, ndryshimi, humbja aksidentale dhe/ose shkatërrimi.
Ju këshillojmë të ndiqni gjithmonë rekomandimet e sigurisë gjerësisht të pranuara (përdorimi i protokolleve të sigurta etj.) kur dërgoni të dhëna personale nëpërmjet internetit.
Njihuni me të drejtat tuaja
Për sa u përket të dhënave personale që na vini në dispozicion, ju keni të drejtat e mëposhtme:
- E drejta për aksesim: Ju keni të drejtë të merrni nga ne konfirmim nëse të dhënat tuaja personale janë duke u përpunuar ose jo dhe, sipas rastit, të aksesoni këto të dhëna personale dhe informacionet lidhur me to, veçanërisht për sa i përket qëllimit të përpunimit të të dhënave personale, kohëzgjatjes, kategorive të të dhënave personale të përpunuara, periudhës së ruajtjes së të dhënave personale dhe marrësve me të cilët ndahen këto të dhëna. Nëse të dhënat personale transferohen jashtë shtetit, ne ju informojmë gjithashtu për emrin e shtetit dhe, sipas rastit, për masat mbrojtëse të përshtatshme. Megjithatë këto të drejta për akses mund të kufizohen duke u bazuar në të drejtat dhe liritë e të tjerëve.
- E drejta për korrigjim: Me kërkesë nga ana juaj, ne kemi detyrimin të korrigjojmë të dhëna të pasakta ose jo të plota që lidhen me ju.
- E drejta për fshirje (e drejta për t’u harruar): Sipas kushteve të përcaktuara në GDPR dhe në FADP, me kërkesën tuaj, ne do të fshijmë të dhënat tuaja personale, për shembull në rastet kur këto të dhëna nuk janë më të nevojshme në lidhje me qëllimet për të cilat janë mbledhur fillimithst, kur ato janë përpunuar me pëlqimin tuaj i cili është revokuar, kur ju keni kundërshtuar përpunimin e tyre të mëtejshëm ose kur ato janë përpunuar në mënyrë të jashtëligjshme.
- E drejta për kufizimin e përpunimit: Sipas kushteve të përcaktuara në GDPR dhe në FADP (për shembull kur ju keni kundërshtuar saktësinë e të dhënave tuaja personale ose të dhënat tuaja personale janë përpunuar në mënyrë të jashtëligjshme), me kërkesën tuaj, ne do të kufizojmë përpunimin e të dhënave tuaja personale; në këtë rast, ne do t'i përpunojmë këto të dhëna personale vetëm për arsye të kufizuara të përcaktuara në GDPR dhe FADP ose në ligje të tjera në fuqi.
- E drejta e transportimit të të dhënave: Sipas kushteve të përcaktuara në GDPR dhe në FADP dhe në masën e kapaciteteve tona teknike, ju keni të drejtë të merrni të dhënat personale që na keni dhënë në një format të strukturuar, që përdoret gjerësisht dhe që mund të lexohet me anë të makinerive dhe t'i kaloni ato te një kontrollues tjetër pa pengesa nga ana jonë. Për më tepër, në ushtrimin e së drejtës suaj për transportueshmërinë e të dhënave, ju keni të drejtën që të dhënat personale t’i përcillen kontrolluesit tjetër drejtpërdrejt nga ne, në cilësinë e kontrolluesit aktual, në rastet kur kjo është teknikisht e mundur.
- E drejta për të kundërshtuar: Në raste të caktuara (veçanërisht në lidhje me të dhënat personale të përpunuara në bazë të interesit tonë legjitim) ju mund të kundërshtoni përpunimin e të dhënave tuaja personale. Në këtë rast mund të na kërkohet të ndalojmë përpunimin e mëtejshëm të këtyre të dhënave personale.
- E drejta për të revokuar pëlqimin: Në rastet kur të dhënat tuaja personale përpunohen në bazë të pëlqimit tuaj, ju keni të drejtën ta tërhiqni këtë pëlqim në çdo kohë, në të njëjtën formë dhe mënyrë që e keni dhënë atë fillimisht ose duke kontaktuar shoqërinë tonë nëpërmjet të dhënave të mëposhtme të kontaktit; ligjshmëria e përpunimit të të dhënave personale që është bërë përpara revokimit të pëlqimit tuaj do të mbetet e pacenuar. Ju lutemi të keni parasysh se edhe pasi të keni zgjedhur të revpkoni pëlqimin tuaj, ne mund të vazhdojmë të përpunojmë të dhënat tuaja personale në masën e kërkuar ose të lejuar me ligj.
- E drejta për të kontaktuar Autoritetin Mbikëqyrës: Ju keni të drejtën të paraqisni një ankesë në lidhje me përpunimin e dhënave tuaja personale nga ana jonë pranë autoritetit mbikëqyrës kompetent, në Zvicër, pranë Komisionerit Federal për Mbrojtjen e të Dhënave dhe të Drejtën e Informimit, me seli të regjistruar në Feldeggweg 1 CH - 3003 Berne, Zvicër, email: info@edoeb.admin.ch ,faqe interneti: https://www.edoeb.admin.ch/edoeb/en/home.html.Të dhënat e kontaktit të autoriteteve mbikëqyrëse të shteteve anëtare të BE-së mund të gjenden në https://edpb.eur opa.eu/about-edpb/board/members_en Gjithashtu, të dhënat e kontaktit të autoritetit mbikëqyrës shqiptar (Komisioneri për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale) mund te gjenden në https://www.idp.al/na-kontaktoni/.
Për sa kohë i ruajmë të dhënat tuaja personale?
Kohëzgjatja e ruajtjes së të dhënave tuaja personale varet nga qëllimi për të cilin ato janë mbledhur dhe për të cilin përdoret informacioni juaj. Ne nuk i ruajmë asnjëherë të dhënat tuaja kur nuk i shërbejnë më qëllimit për të cilin janë mbledhur. Të dhënat e lidhura me realizimin e një kontrate i ruajmë për gjatë gjithë kohëzgjatjes së kësaj kontrate dhe, pas përfundimit të saj, për aq kohë sa kërkohet me ligj (për shembull në lidhje me kontabilitetin ose taksat) ose për aq kohë sa zgjat interesi ynë legjitim (p.sh. aq sa zgjat zgjidhja e pretendimeve të mundshme ligjore). Të dhënat që lidhen me punëkërkuesit ne i mbajmë derisa mbyllim pozicionet përkatëse, përveç rasteve kur ju punësoheni - atëherë të dhënat tuaja personale bëhen pjesë e dosjes suaj personale. Të dhënat e përpunuara me pëlqimin tuaj ne i ruajmë për aq kohë sa kërkohet për qëllimin për të cilin janë mbledhur, në çdo rast të paktën derisa ju të revokoni pëlqimin tuaj. Të dhënat e përpunuara me qëllim përmbushjen e kërkesave ligjore (si të dhënat e farmakovigjilencës) përpunohen për aq kohë sa kërkohet nga ligjet përkatëse në fuqi.
Keni pyetje të tjera?
Shpresojmë që ky Njoftim Privatësie të ketë qenë i dobishëm në parashtrimin e mënyrës se si i trajtojmë të dhënat tuaja personale dhe të drejtave tuaja për t'i kontrolluar ato. Nëse keni pyetje të tjera për mënyrën se si Kompania i trajton të dhënat tuaja personale ose nëse dëshironi të ushtroni ndonjë nga të drejtat e lidhura me përpunimin e të dhënave tuaja personale të përshkruara më sipër, na kontaktoni data@swixxbiopharma.com ose na telefononi në numrin +41 (41) 5523-440.