Politika e Cookies
RRETH NESH
Ne, Swixx Biopharma AG, një shoqëri tregtare e themeluar sipas ligjeve të Zvicrës, me seli në Neuhofstrasse 5A, CH-6340 Baar, Zvicër, me numër regjistrimi të shoqërisë 17030383314, administrojmë faqen e internetit www.swixxbiopharma.com.
SKEDARËT SPIUN (COOKIES)
Faqja jonë e internetit përdor cookies- skedarë të vegjël teksti që ruhen në shfletuesin e internetit ose pajisjen tuaj nga serverët e uebit kur vizitoni faqen tonë të internetit. Kur vizitoni faqen tonë të internetit, cookies shkarkohen në shfletuesin tuaj të internetit dhe ruhen në pajisjen tuaj. Cookies përdoren për t’ju dalluar nga përdoruesit e të tjerë të faqes sonë të internetit dhe për të ruajtur të dhëna për mënyrën e përdorimit të saj (p.sh. numrin e vizitorëve në faqe, kohën e shpenzuar në të ose përmbajtjen me interes).
Ky informacion është anonim (p.sh. lloji i shfletuesit të internetit që po përdorni ose emri i domainit të ofruesit tuaj të internetit) dhe përdoret për të përmirësuar shërbimet tona dhe për të siguruar funksionimin e saktë të faqes sonë të internetit. Ne nuk identifikojmë asnjë vizitor individual të faqes tone të internetit, përveç rasteve kur ata i vendosin në dispozicion të dhënat e tyre të kontaktit nëpërmjet formularëve të disponueshëm në faqen e internetit.
LLOJET E SKEDARËVE SPIUN (COOKIES)
Ne përdorim llojet e mëposhtme të cookies:
(a) Cookie rreptësisht të nevojshme (për shembull PHPSESSID) – cookie që nevojiten për të siguruar funksionimin e saktë të faqes sonë të internetit; dhe
)b) Cookie analizuese/të performancës (për shembull Google Analytics – _ga, _gat_client, _gat_crossDomain, _gid, _utma, _utmb, _ a NID) – Ato na lejojnë të dimë numrin e vizitorëve, si edhe të shohim se si ata kërkojnë nëpër faqen tonë të internetit gjatë kohës që e përdorin. Kjo na ndihmon të përmirësojmë mënyrën se si funksionon faqja jonë e internetit, për shembull, duke siguruar që përdoruesit të gjejnë lehtësisht atë që kërkojnë.
Nëse cookies klasifikohen si cookie të "palës së parë" ose "palës së tretë" varet nga domaini që ka vendosur cookie në shfletuesin e internetit ose pajisjen tuaj. Cookies e palëve të para ruhen nga serveri i uebit që po vizitoni. Cookiet e palëve të treta janë cookie që vendosen në pajisjen tuaj nga një domain i ndryshëm nga faqja e internetit që po vizitoni momentalisht. Së fundmi ne përdorim cookie të palëve të treta të ofruara nga Google, në veçanti Google Analytics për analizimin e trafikut të faqes sonë të internetit. Ju mund ta gjeni politikën e privatësisë për këto cookie në: https://policies.google.com/privacy
BAZA LIGJORE E PËRPUNIMIT TË SKEDARËVE SPIUN (COOKIES)
Përpunimi vetëm cookies që janë detyrimisht të nevojshme bazohet në interesin tonë legjitim për administrimin në mënyrën e duhur faqen tonë të internetit. Cookies analizuese / të performancës përpunohen në bazë të pëlqimit që ju mund të jepni nepermjet klikimit ne tabelën e cila shfaqet në vizitën tuaj të parë në faqen e internetit (cookie pop up) ose të cilën mund ta gjeni në çdo kohë këtu.
Ju gjithashtu mund t’i bllokoni cookiet në çdo kohë duke ndryshuar cilësimet e cookiet të shfletuesit tuaj për të lejuar ose bllokuar ruajtjen e cookies në pajisjen tuaj siç tregohet më poshtë në mënyrë më të detajuar. Megjithatë kini parasysh se, nëse vendosni të bllokoni të gjitha cookiet, mund të mos jeni në gjendje të përdorni plotësisht të gjitha funksionet në faqen tonë të internetit.
KOHËZGJATJA RUAJTJES SË SKEDARËVE SPIUN (COOKIES)
Kohëzgjatja e cookies varet nga kategoria e tyre, siç shpjegohet më sipër. Cookiet e vazhdueshme ruhen në pajisjen tuaj për një periudhë kohe të parapërcaktuar. Ato aktivizohen sa herë që ju vizitoni serverin e uebit që ka gjeneruar cookien përkatës.
Cookiet gjate momentit aktual kur jeni duke shfletuar faqen tonë të internetit lejojnë administratorët e faqes së internetit të lidhin veprimet e përdoruesit të faqes së internetit me shfletuesin e internetit. Ato krijohen kur hyni në shfletuesin e faqes së internetit dhe fshihen kur mbyllni shfletuesin.
Kohëzgjatja e ruajtjes së cookies të palëve të treta varet nga politikat e caktuara nga këto palë. Në rastin e Google, referojuni politikës së tyre të privatësisë te vendosur në dispozicion në linkun si më sipër.
ÇAKTIVIZIMI I SKEDARËVE SPIUN (COOKIES) NË SHFLETUESIN TUAJ TË INTERNETIT
Mënyra se si mund të aktivizoni/çaktivizoni cookiet tuaja ndryshon për çdo shfletues interneti. Në shfletuesin tuaj, te "Help Menu" (Menuja e Ndihmës) mund të gjeni udhëzime specifike. Informacione më të detajuara rreth administrimit të cookies mund të gjenden gjithashtu këtu https://www.allaboutcookies.org
POLITIKA JONË E PRIVATËSISË
Për më shumë informacion në lidhje me përpunimin e të dhënave personale nga shoqëria jonë, duke përfshirë për të drejtat tuaja në lidhje me këtë përpunim, konsultoni Politikën tonë të Privatësisë në: https://swixxbiopharma.com//en/privacy_policy/