Çdo vit, pjesa më e madhe e popullsisë së prekur nga gripi përbëhet nga personat mbi 65 vjeç. Krahasuar me të rinjtë dhe të rriturit e shëndetshëm, personat 65 vjeç e lart janë më të rrezikuar që të kenë ndërlikime serioze nga gripi. Rreziku i shtuar lidhet me ndryshimet që ndodhin në sistemin imunitar me kalimin e viteve. Për shembull, vitet e fundit, vlerësohet që 70-85 për qind e jetëve të humbura të shkaktuara nga gripi sezonal kanë ndodhur te personat e moshës mbi 65 vjeç e lart dhe 50-70 për qind e personave që janë shtruar në spital nga gripi sezonal i përkasin kësaj grupmoshe. Për një mbrojtje më efektive të të moshuarve (për shkak të të ashtuquajturës imunoseneshencë – reduktim i reagimit të sistemit imunitar për shkak të moshës) ekzistojnë vaksina me sasi të shtuar të antigjenit, të cilat janë përdorur me sukses në disa vende evropiane vitet e fundit.17
Për një mbrojtje më efektive të të moshuarve (për shkak të të ashtuquajturës imunoseneshencë – reduktim i reagimit të sistemit imunitar për shkak të moshës) ekzistojnë vaksina me sasi të shtuar të antigjenit, të cilat janë përdorur me sukses në disa vende evropiane vitet e fundit.