• Mitet dhe faktet
    rreth gripit dhe vaksinimit kundër gripit

    Kontrolloni mitet dhe faktet
  • Mit

    Vaksinat e gripit mund të shkaktojnë grip.

    Kontrolloni Faktin

  • Vaksinat e gripit nuk mund të shkaktojnë grip.

    Vaksinat e gripit përgatiten me anë të viruseve të gripit të dobësuara, të inaktivizuara (të vrara) ose rekombinante (të prodhuar pa viruse të influencës ose vezë).1

    Lexo më shumë
  • Mit

    Vaksinimi kundër gripit nuk është i nevojshëm çdo vit.

    Kontrolloni Faktin

  • Vaksinimi i përvitshëm është thelbësor në ofrimin e një mbrojtjeje maksimale, pasi imuniteti nga vaksina e gripit bie me kalimin e kohës.

    Gjithashtu, është e rëndësishme të vaksinohemi çdo vit, pasi vaksina e gripit ndryshon çdo vit për tu përshtatur me viruset në qarkullim. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) rekomandojnë vaksinim të përvitshëm për të gjithë individët mbi 6 muajsh..1

    Lexo më shumë
  • Mit

    Personat e shëndetshëm nuk kanë nevojë për vaksinë kundër gripit.

    Kontrolloni Faktin

  • Vaksinimi mund të ndihmojë në parandalimin e përhapjes së virusit tek personat e tjerë që mund të preken nga gripi, për këtë arsye vaksinimi i përvitshëm është i rëndësishëm për të gjithë personat e moshës 6 muaj e lart.1

    Lexo më shumë
  • Mit

    Gripi nuk është asgjë më shumë se një ftohje e keqe.

    Kontrolloni Faktin

  • Gripi mund të jetë shumë më serioz sesa një ftohje e zakonshme.

    Gripi është infeksion sistemik që prek shtresën e brendshme të enëve të vogla të gjakut, prej të cilit vijnë shumica e simptomave dhe ndërlikimeve më të rënda në organe të ndryshme. 1

    Lexo më shumë
  • Mit

    Nuk mund të bëni asgjë nëse infektoheni nga gripi.

    Kontrolloni Faktin

  • Barnat antivirale me recetë mund të lehtësojnë simptomat e sëmundjes, mund t'ju bëjnë të përmirësoheni më shpejt, si dhe mund të parandalojnë ndërlikimet serioze që lidhen me gripin.

    Edhe pse jo të gjithë të infektuarit me grip kanë temperaturë, simptomat e zakonshme përfshijnë temperaturë, dhimbje koke, dhimbje trupi, ethe dhe këputje të theksuar që mund të zgjasë për disa javë. 1

    Lexo më shumë
  • Mit

    Vaksinat mund të jenë të rrezikshme dhe mund të kenë efekte anësore.

    Kontrolloni Faktin

  • Rreziku që vaksina e gripit të shkaktojë dëmtime serioze apo humbje jete është jashtëzakonisht shumë i vogël.

    Efektet anësore nga vaksina e gripit nuk janë të rrezikshme, ato zakonisht zgjasin 1-2 ditë pas vaksinimit dhe janë shumë më pak të rënda se vetë gripi. Disa persona përjetojnë dhimbje të krahut në vendin e injektimit, temperaturë, dhimbje muskujsh dhe siklet ose pafuqi.1

    Lexo më shumë