Kushtet e Përdorimit

Mirë se vini në faqen e internetit të Swixx Biopharma SA (në vazhdim, SHOQËRIA). Informacioni i paraqitur në këtë faqe interneti ofrohet vetëm për qëllime informimi. Mos ngurroni të rishikoni këto kushte përdorimi përpara se të përdorni këtë faqe interneti. Aksesimi dhe përdorimi i kësaj faqeje interneti nënkupton se ju keni lexuar, kuptuar dhe rënë dakord, pa kufizime ose përjashtime, me kushtet e përgjithshme dhe njoftimet e mëposhtme, si dhe të gjitha ligjet në fuqi.

I. Asnjë garanci ose përgjegjësi

Ndërkohë që SHOQËRIA bën të gjitha përpjekjet e arsyeshme për të përfshirë informacione të sakta dhe të përditësuara, ne nuk japim asnjë deklaratë apo garanci, të shprehur apo të nënkuptuar, në lidhje me saktësinë ose plotësinë e informacionit të dhënë në këtë faqe interneti dhe mohojmë çdo përgjegjësi për përdorimin e kësaj faqeje interneti ose përmbajtjes së saj. SHOQËRIA rezervon të drejtën të bëjë ndryshime, korrigjime dhe/ose përmirësime të informacionit të dhënë në këtë faqe interneti dhe të produkteve dhe programeve të përshkruara në këtu, në çdo kohë dhe pa lajmërim. Të gjithë përdoruesit bien dakord se përgjegjësia për aksesin dhe përdorimin e kësaj faqeje interneti dhe të çdo faqeje të lidhur me të dhe përmbajtjes së tyre u takon vetëm atyre. SHOQËRIAgjithashtu nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi dhe nuk do të jetë përgjegjëse për asnjë dëmtim ose virus që mund të infektojë pajisjet tuaja kompjuterike ose asete të tjera si pasojë e aksesimit, përdorimit, ose shfletimit të kësaj faqeje interneti ose shkarkimit nga ju të çdo materiali, të dhëne, teksti, imazhi, videoje ose audioje nga kjo faqe interneti. As SHOQËRIA dhe as palët e tjera të përfshira në krijimin, prodhimin, ose ofrimin e kësaj faqeje interneti ose të ndonjë faqeje të lidhur me të nuk mbajnë përgjegjësi të asnjë forme për asnjë dëm të drejtpërdrejtë, rastësor, shkakësor, të tërthortë ose ndëshkues që vjen nga aksesi, përdorimi ose pamundësia juaj për të përdorur këtë faqe interneti ose ndonjë faqe të lidhur me këtë faqe interneti, ose nga ndonjë gabim ose mungesë në përmbajtjen e tij. Sa më sipër nuk zbatohen në juridiksione që nuk lejojnë përjashtimin e disa garancive të nënkuptuara.

II. Informacione në plan afatgjatë

Kjo faqe interneti mund të përmbajë informacion ose deklarata që i takojnë një plani afatgjatë. Këto informacione dhe deklarata varen nga disa pasiguri dhe rreziqe, duke përfshirë faktorë shkencorë, të biznesit dhe ekonomikë dhe, për këtë arsye, nuk përbëjnë garanci për performancën dhe aktivitetet e ardhshme të SHOQËRIA. Rezultatet reale mund të ndryshojnë ndjeshëm nga ato të paraqitura.

III. Informacione lidhur me shëndetin

Disa informacione që jepen në këtë faqe interneti mund të lidhen me probleme mjekësore, shëndetësore ose fizike, parandalimin dhe trajtimin e tyre. Ky informacion ofrohet vetëm për qëllime informimi. Ai varet nga gjendja aktuale e kërkimeve shkencore dhe nuk duhet të konsiderohet si i sigurt apo përfundimtar dhe madje mund të provohet si i pasaktë në varësi të progresit shkencor. SHOQËRIAsynon të bëjë përpjekje të arsyeshme për të siguruar që ky informacion të jetë i përditësuar, por nuk mund të japë asnjë garanci për saktësinë e tij të vazhdueshme nga ana shkencore. Ky informacion nuk zëvendëson dhe nuk synohet të zëvendësojë këshillat që duhet të jepen nga një mjek ose profesionist tjetër i fushës së mjekësisë. Mos e përdorni këtë informacion për të diagnostikuar probleme shëndetësore apo fizike ose sëmundje. Gjithmonë konsultohuni me mjekun tuaj dhe këshilluesit mjekësorë.

IV. Përdorimi i faqes së internetit

A) Privatësia

Rishikoni Politikën e Privatësisë, e cila rregullon gjithashtu vizitën tuaj në këtë faqe interneti, për të kuptuar praktikat tona në lidhje me përpunimin e të dhënave personale.

B) Sjellja e përdoruesit

Nëse përdorni këtë faqe interneti, ju jeni përgjegjës për ruajtjen e konfidencialitetit të llogarisë dhe fjalëkalimit tuaj dhe për kufizimin e aksesit në kompjuterin tuaj. Me anë të këtij dokumenti ju bini dakord të pranoni përgjegjësinë për të gjitha aktivitetet që zhvillohen nga llogaria dhe fjalëkalimi juaj.

C) Informacioni i dhënë nga përdoruesit

Në varësi të kushteve të përgjithshme të zbatueshme që janë përcaktuar në Politikën e Privatësisë, çdo komunikim ose material tjetër që ju na jepni nëpërmjet faqes së internetit të SHOQËRISË, postës elektronike ose në çdo mënyre tjetër, si pyetje, koment ose sugjerim, nuk do të konsiderohet konfidencial dhe personal. SHOQËRIAnuk do të ketë asnjë detyrim të asnjë lloji për sa i përket këtij informacioni. SHOQËRIA mund ta përdorë këtë informacion për çdo qëllim, duke përfshirë (por jo vetëm) riprodhimin, zbulimin, përcjelljen, publikimin, transmetimin dhe postimin. Për më tepër, SHOQËRIA është e lirë të përdorë, pa asnjë detyrim kompensimi ndaj jush, çdo ide, koncept, njohuri ose teknikë të përfshirë në çdo komunikim që ju dërgoni në faqet e saj të internetit për çfarëdolloj qëllimi, duke përfshirë (por jo vetëm) zhvillimin, prodhimin dhe marketingun e produkteve ose shërbimeve, duke përdorur këto informacione.

D) Licenca dha aksesi në faqen e internetit

Juve ju jepet një licencë e kufizuar për të aksesuar dhe për të përdorur personalisht këtë faqe interneti dhe jo për ta shkarkuar (përveç ruajtjes së faqeve në memorien specifike) apo modifikuar atë ose ndonjë pjesë të saj, përveçse me pëlqimin e shprehur paraprak me shkrim të SHOQËRISË. Kjo licencë nuk përfshin rishitjen ose përdorimin për qëllime tregtare të kësaj faqeje interneti ose përmbajtjes së saj; mbledhjen dhe përdorimin e ndonjë liste, përshkrimi ose çmimi produktesh ose shërbimesh; përdorimin derivativ të kësaj faqeje interneti ose përmbajtjes së tij; dhe shkarkimin ose kopjimin e informacionit për përfitimin e një biznesi tjetër; ose përdorimin e nxjerrjes së të dhënave, robotëve ose mjeteve të ngjashme për mbledhjen dhe nxjerrjen e të dhënave. Kjo faqe interneti ose çdo pjesë pjesë e kësaj faqeje interneti nuk mund të riprodhohet, dublikohet, kopjohet, shitet, rishitet, vizitohet ose shfrytëzohet në një mënyrë tjetër për qëllime tregtare pa pëlqimin e shprehur me shkrim të SHOQËRISË. Ju nuk mund të inkuadroni ose të përdorni teknika inkuadrimi për të bashkangjitur ndonjë markë tregtare, logo ose informacion tjetër pronësor (përfshirë imazhe, tekst, strukturë faqeje ose formular) pa pëlqimin tonë të shprehur paraprak me shkrim. Ju nuk mund të përdorni asnjë element meta ose ndonjë "tekst të fshehur" që përdor emrin ose markat tona tregtare pa pëlqimin e shprehur paraprak me shkrim të SHOQËRISË. Çdo përdorim i paautorizuar sjell anulimin e lejes ose licencës së dhënë nga SHOQËRIA. Juve ju jepet një e drejtë e kufizuar, e revokueshme dhe jo ekskluzive për të krijuar një hiperlidhje me faqen kryesore të kësaj faqeje interneti, për sa kohë që lidhja nuk përfaqëson SHOQËRINË, filialet e saj ose produktet apo shërbimet e tyre në një mënyrë të rreme, çorientuese, nënçmuese ose në mënyra të tjera fyese. Ju pranoni se përgjegjësia në lidhje me çdo problem që shkaktohet nga ose lidhet me krijimin e një hiperlidhjeje të tillë ju takon vetëm juve. Ju nuk mund të përdorni asnjë logo të SHOQËRISË Ë ose grafikë tjetër pronësore ose markë tregtare si pjesë e lidhjes pa pëlqimin tonë të shprehur paraprak me shkrim.

V. Përmbajtja e faqes së internetit

A) Disponueshmëria e produkteve dhe shërbimeve

Kjo faqe interneti synohet për një audiencë ndërkombëtare dhe përmban produkte dhe/ose shërbime që janë përgjithësisht të disponueshme në vende të ndryshme. Megjithatë, disa produkte dhe/ose shërbime mund të mos jenë të disponueshme ose të miratuara në vendin tuaj. Pavarësisht kësaj, shfaqja e këtyre produkteve dhe shërbimeve në këtë faqe interneti nuk nënkupton ose garanton që këto produkte ose shërbime do të jenë të disponueshme në çdo kohë në vendndodhjen tuaj. Kompania nuk mban përgjegjësi për aksesimin nga ana juaj të produkteve dhe/ose shërbimeve që nuk duhet të jenë të askesueshme në vendin tuaj. Gjithashtu SHOQËRIA nuk pranon përgjegjësi për pajtueshmërinë me ndonjë proces ligjor, rregullore, regjistrim ose përdorim në vendin tuaj të origjinës për këto produkte dhe/ose shërbime ose këtë faqe interneti.

B) Përshkrimet e produkteve dhe shërbimeve

Për shkak se kjo faqe interneti synon një audiencë ndërkombëtare, ajo mund të përmbajë informacion normalisht të paaksesueshëm në vendin tuaj në lidhje me produkte ose shërbime. SHOQËRIAnuk mban përgjegjësi për aksesimin nga ana juaj të informacioneve që nuk janë të synuara për ju. Gjithashtu SHOQËRIA nuk mban përgjegjësi për pajtueshmërinë e këtij informacioni me ndonjë proces ligjor, rregullore, regjistrim ose përdorim në vendin tuaj të origjinës.

VI. Faqet e internetit dhe lidhjet e palëve të treta

Lidhjet që të drejtojnë në faqet e palëve të treta jepen vetëm për lehtësinë tuaj. SHOQËRIAnuk shpreh asnjë opinion dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e ndonjë faqeje të jashtme ose të ndonjë faqeje tjetër të lidhur me këtë faqe interneti dhe mohon shprehimisht çdo përgjegjësi për të gjitha informacionet e palëve të treta dhe përdorimin e tyre.

VII. Pronësia intelektuale

A) Marka tregtare

Logoja e SHOQËRISË, markat tregtare dhe markat e tjera që shfaqen në këtë faqe interneti i përkasin SHOQËRISË, filialeve të saj, furnizuesve të përmbajtjes, tregtarëve dhe/ose partnerëve të biznesit dhe mbrohen nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për markat tregtare. Është e ndaluar që ju të përdorni ndonjë nga markat që shfaqen në këtë faqe interneti pa pëlqimin e shprehur paraprak me shkrim nga pronari përkatës i markës tregtare, përveç nëse lejohet nga ligjet në fuqi.

B) E drejta e autorit

E gjithë përmbajtja në këtë faqe interneti, duke përfshirë (por jo vetëm) tekstin, grafikët, logot, ikonat e butonave, imazhet, përmbajtjen audio dhe video, shkarkimet dixhitale, përmbledhjet e të dhënave dhe softuerët janë pronë e SHOQËRISË , filialeve të saj, furnizuesve të përmbajtjes, tregtarëve dhe/ose partnerëve të biznesit dhe mbrohen nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtat e autorit, përveç rasteve kur cilësohet ndryshe. Ju mund të shkarkoni, shfaqni ose printoni informacione nga kjo faqe interneti vetëm për përdorim jotregtar. Çdo riprodhim, ritransmetim ose përdorim tjetër ndalohet rreptësisht.

VIII. Të ndryshme

A) Rishikimet

SHOQËRIA mund të rishikojë në çdo kohë kushtet e përgjithshme sipas gjykimit të saj dhe pa njoftim paraprak duke përditësuar këtë postim. Në bazë të detyrimit tuaj për zbatimin e këtyre kushteve të përdorimit, ju duhet ta vizitoni vazhdimisht këtë faqe interneti për t’i rishikuar ato.

B) Ligji dhe juridiksioni në fuqi

Këto kushte përdorimi, interpretimi, vlefshmëria e tyre dhe çdo mosmarrëveshje që lind nga ose në lidhje me këto kushte duhet të rregullohet dhe interpretohet në përputhje me legjislacionin e Zvicrës . Çdo mosmarrëveshje, procedurë, padi ose procedim ligjor, - përfshirë procedurat e ndërmjetme - që lind nga ose ka të bëjë me këtë dokument që parashikon Kushtet dhe Përdorimet dhe këtë faqe interneti do të paraqitet ekskluzivisht nga ju përpara gjykatave të zakonshme kompetente të Luganos në Zvicër. SHOQËRIA dhe/ose filialet e saj do të jenë të lira të ngrenë çdo mosmarrëveshje, procedurë, padi ose procedim ligjor - përfshirë procedurat e ndërmjetme - që lindin nga ose kanë të bëjnë me këtë politikë privatësie dhe këtë faqe interneti përpara gjykatave të zakonshme kompetente të Luganos në Zvicër dhe/ose para çdo juridiksioni tjetër kompetent.

C) Veçueshmëria

Nëse ndonjë prej këtyre kushteve do të konsiderohet i paligjshëm, i pavlefshëm ose për ndonjë arsye i pazbatueshëm, ai do të konsiderohet i veçueshëm dhe nuk do të ndikojë në vlefshmërinë dhe zbatueshmërinë e kushteve të tjera.